Clik here to view.

Berisha anullon mitingun, Rama Jo
Kryeministri Berisha pranoi të anulojë përfundimisht mitingun e parashikuar për të shtunën, të cilin e kishte konsideruar si një manifestim paqesor kundër dhunës.
Deklarata erdhi gjatë mbledhjes së qeverisë, ku Berisha tha se kjo ishte një kërkesë e ligjshme e partnerëve ndërkombëtarë që ndjekin me vëmendje situatën në Shqiperi. Sipas Berishës, “mitingu nuk ka pasur qëllim, ka qenë vetëm kundër dhunës, por ky qëllim mund të keqkuptohet”.
Berisha anulon mitingun, Rama Jo
Ndërsa në lidhje me hetimin e 6 efektivëve të Gardes, për të cilët Prokuroria prej ditësh ka nxjerrë urdhër-arrestet, Berisha mbeti në të njëjtin pozicion të mëparshëm teksa u shpreh se dje i kishte shprehur falënderimet SHBA për të sjellë ekspertët më të mirë për një hetim të plotë “pasi ata që janë në krye të këtij institucioni janë pjesë e aktit të shëmtuar”.
Kryeministri vijoi përsëri akuzat e tij në adresë të demonstruesve të 21 janarit, duke thënë se ata dështuan dhe do të dështojnë. “Eksponentët e tyre kanë komunikuar me eksponentët më kryesorë të krimeve më mizore që janë në burgjet e vendit”.
Gjithashtu, Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë foli edhe për raportin e Dik Martit. Ai tha se duhet të jesh i verbuar nga urrejtja nda shqiptarëve për të hartuar diçka të tillë. “Një shqiptar nuk e kthen kurrsesi shtëpinë e tij në kasaphanë për trafikim organesh. Akuza është më e rënda”. Ai theksoi se është shumë i kënaqur nga fakti që Eulex ka pranuar të hetojë në lidhje me këtë çështje.
“Delegacioni ynë duke mos qenë dakord me asgjë nga raporti, të gjetur para faktit se nëse votonin kundër, ne i kundërviheshim hetimit, delegacioni votoi pro hetimit”, tha Berisha, teksa shprehu garancinë e tij dhe në lidhje me mbrojtjen që Shqipëria i jep çdo dëshmitari që kërkohet. (Shekulli / Lezha.eu)