Kryeministri i është përgjigjur nga Berati nismave të PS për protesta masive kundër qeverisë së tij, duke deklaruar se kërcënimet nuk e trembin.
Gjatë një mitingu me rastin e 20-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet, Berisha ka akuzuar Ramën se bën akuza pa fakte.
“Garantoj ju, cdo socialist e cdo demokrat, se nuk kam asgjë personale ndaj tij, se nuk i është bërë dhe s’do t’i bëhet kurrë asnjë akuzë pa fakte konkrete. Por nuk mund që ne në Parlament të pranojmë standarte të tilla. Ato s’i pranon asnjë njeri i qytetëruar”, ka deklaruar Berisha.
Berisha: Rama kerkon pushtet me dhune
Kreu i qeverisë është shprehur se kërcënimet e PS dhe kryetarit të saj për një revolte popullore janë të papërfillshme për të.
“Unë garantoj cdo shqiptar se ne kemi respektuar në shkallën maksimale dhe do respektojmë cdo liri e të drejtë të qytetarëve. Por për kërcënimet i them shokut Edvin se, edhe nëse të parët e tij të ngrejë nga varri, Spirron, Kristaqin apo edhe Enverin, neve nuk na kërcënojnë. Ne jemi njerëz të lirë”, ka pohuar Berisha. (Lezha.eu)