Quantcast
Channel: Lezha Online » Berisha
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10

Drilon Hoxha: Sali Berisha mos vdeksh kurre

$
0
0
Drilon Hoxha: Sali Berisha mos vdeksh kurre

Drilon Hoxha: Sali Berisha mos vdeksh kurre

Iku Agroni erdhi Driloni. Djaloshi 19-vjeçar, tregon pasionin e tij për humorin, bit-boxin, magjinë, pikturën. Hoxha tashmë është pjesë e trupës së aktorëve në “Portokalli” duke zëvendësuar personazhin që iku së bashku me ikjen e Llakajt, kryeministrin Berisha.

Ai nuk e kishte menduar asnjëherë që do të dilte në ekran dhe për më tepër “kryeministër”. Këtë gjë e ka arritur duke marrë pjesë në një talent-shou dhe sezonin që vjen ai do të jetë pjesë e stafit të “Portokallisë” duke imituar kryeministrin Sali Berisha. Drilon Hoxha është vetëm 19 vjeç dhe në këtë moshë rendit një sërë pasionesh që nuk janë vetëm të tilla por, edhe i bën shumë mirë.

Drilon Hoxha: Sali Berisha mos vdeksh kurre

Ka një humor të kripur, një kujtesë për t’u admiruar dhe ide të shfrenuara. Është imitues, iluzionist, bën Bit Box, pikturon dhe i bijë baterisë. Pas marrjes pjesë në “Albania got Talent” ai do të jetë pjesë e trupës së aktorëve të “Protokallisë”. Driloni, pasionin për të bërë të tjerët të qeshin e ka shfaqur vetëm në rrethin e tij shoqëror, në familje apo edhe në ambientet ku ka punuar. Gjithmonë ka qenë i suksesshëm në këto ambiente, por erdhi momenti kur Hoxha duhet të hidhte një jap tjetër. Dhe ja ku u shfaq dhe mori simpatinë e publikut dhe besimin autorëve të “Portokallisë”.

Në një bisedë me “Sh2″-in, ai na tregon për fillimet e tij, dëshirën për të improvizuar dhe dëshirën për të qenë i suksesshëm. Driloni kur mori pjesë në këtë talent-shou as që e kishte menduar këtë sukses, familja e tij shumë më pak, aq se me të qeshur tregon se i thoshin shpesh; “Ik mos na fëlliq andej…” tashmë jo vetëm që janë krenar, por edhe e shtyjnë më tej në këtë rrugë që ka nisur. Me lekët që mori nga shfaqjet e vitit të ri ka blerë një televizor dhe dëshira e tij e radhës është të vazhdojë studimet për Aktrim në Akademinë e Arteve. Pas ikjes së Agron Llakajt, “Portokallisë” i erdhi një “Sali Berishë i Ri”.

Drilon, sapo jeni shfaqur në televizion dhe jeni evidentuar në një spektakël për zbulimin e talenteve të reja në fushën e imitimit dhe jo vetëm. Na tregoni pak për hapat tuaja të para në këtë drejtim?

Imitimet i kam nisur që në fëmijëri, duke imituar si fillim njerëzit e fisit, të afërmit. Familjarët e merrnin lehtë dhe thoshin hë se është fëmijë! Kur doli “Portokallia”, shihja aktorët ata dhe provoja t’i imitoja vetë në shtëpi. Nga mosha 14 vjeç po kuptoja se njerëzit e pëlqenin humorin që bëja, dhe qeshnin me mua.

Këtë pjesë ju e keni të trashëguar?

Jo, nuk është se në familjen time ka ndonjë aktor të mirëfilltë. Por, nga ana tjetër, mund të them se e kam të trashëguar se kam pas gjyshin që bënte për të qesh, ndoshta nuk kanë pasur mundësi të shfaqen. Kam diçka që e shoh një person dhe e dalloj kur ai është i imitueshëm.

Kush kanë qenë emrat e parë që ke imituar?

Në fillim imitoja Alfred Moisiun. Po të gjithë më kërkonin Berishën, deri atëherë mendoja se nuk e bëja dot, por rastësisht një ditë në shtëpi duke imituar zërat më doli zëri i Berishës dhe kështu fillova të imitoja edhe të. Fillova ta shoh me vëmendje, i jepja ngjyra të tjera. Fillova ta mësoja në çdo ton Berishën, kur ishte i qet, kur ishte me nerva, kur bënte presion.

Ju ka ndihmuar dikush në ndërtimin dhe imitimin e këtyre figurave?

Asnjë. Vetë i kam bërë të gjitha. Në fillim kam punuar kamerier në lokale dhe aty e kuptuan më shumë njerëzit talentin tim. Bëja gallatë me të tjerët, në tavolina kur shërbeja. Më kujtohet një herë që një klient i lokalit, pasi më dëgjoi tek flisja si Berisha më kërkon ta ribëj edhe një herë, unë në fillim i them jo, se ishe në orar të punës dhe ai në ato momente më fut një 5 mijë lekësh në xhep, aty qesha dhe ia ktheva batutën me zërin e Berishës.

Pas këtij evidentimi që mbetej vetëm në kuadrin shoqërore dhe të vendeve ku unë punoja, u hap spektakli “Ti Vlen”, mora pjesë aty, shoqëria me shtyu më shumë, duke më thënë shko, shko. E nejse shkova aty, po isha ende i vogël. Megjithatë nga imituesit dola i pari, dhe u pranova deri në gjysmë finale. Dhe aty e lash. Mendova mori fund këtu, duke i thënë vetes se nuk tentoj më. Por, me aq sa dola në ekran vija re se isha pëlqyer te njerëzit dhe me ofronin punë nëpër lokale, duke më thënë hajde bëj humor këtu dhe me jepnin ndonjë lek.

Një tjetër talent i juaj në spektakël ishte edhe bit-boxi, po atë si e keni mësuar?

Eh, edhe këtë kot. Më pëlqente. Unë kam një, gjë çfarë më pëlqen marr guximin dhe provoj ta bëj. Ashtu bëra edhe me bit-boxin që më pëlqente shumë, pasi e kuptoja që dhe njerëzit qeshin shumë me atë që bëja. E provoja në shtëpi dhe më thoshin familjarët; Ore je i çmendur ti që bën si budalla kështu! I shikoja me vëmendje të tjerat dhe e mësova mirë. Tek “Albania got Talent” më thirrën vetë që ta provoja edhe një herë veten, në fillim nuk doja, por ata më mbushën mendjen dhe shkova. Ideja ishte që do të konkurroja vetën më bit-box. Më kërkuan të bëja bit-box të veçantë, ndryshe nga të tjerët. Duke u menduar, më shkoi mendja të bëja bit-box politikën. E bëra dhe doli shumë interesante, më pas bëra bit-box erotik.

E prisnit kualifikimin deri në finale?

Joo, mendova të bëj bit-box-in erotik dhe do të ikja në shtëpi. Kur mora vesh që dola në finale, aty u stepa fare. Dhe i kërkoja vetes që të bëja diçka interesante. Jo vetëm imitim, jo vetëm bit-box por, në atë spektakël keni bërë edhe magji po kjo? Kam pas një menaxher që më mbante nga pas në shfaqjen e tij dhe këtë të magjisë kam arritur ta kopjoj nga ai. Nuk mund ta bëjë çdo njeri atë. Duhet të kesh precizon shumë të madh. Po një gjë e mirë e imja është se kam shumë ide, improvizoj vazhdimisht.

Mendon se do t’ia dalësh në atë spektaklin humori “Portokalli” dhe të jesh çdo javë kreativ?

Mendoj se po, se për këtë gjë jam. Është një gjë që e bëj me qejf. Dhe publiku mendoj se me pëlqen dhe më do.

Kjo gjë të ka ndryshuar, je bërë me mendjemadh tani?

Normal që të ndryshon pak, pasi nuk do të jem më “tralala” si në fillim. Po nuk është punë mendjemadhësia po do të jem pak më i tërhequr.

Po studimet ku i vazhdon?

Vazhdoj të jem në vit të katërt në shkollën “Kostandin Kristoforidhi”. Është shkollë 5-vjeçare.

Je mirë me mësime?

Çka, tërhiqe mos e këput. Kam qenë një fëmijë shumë i prapët i vogël. U thosha prindërve, çfarë doni vetëm mos më çoni në shkollë. Kam lëvizur në shumë shkolla, kam shkuar edhe te Liceu për Pikturë, pasi edhe për pikturë jam i tmerrshëm. Kam qenë absolut, kam dal i katërti aty ku do të pranoheshin vetëm 6 persona pa kurse pa asgjë. Po as aty nuk e vazhdova dhe shkova te “Kristoforidhi…” ku jam edhe tani. Dy vite i kam humbur rrugës. Dhe veç këtyre i bie dhe baterisë.

Me gjithë këto talente brenda vetes për çfarë do t’i vazhdoni studimet e larta?

Kam dëshirë aktrimin tek “Akademia e Arteve”. Se si do të arrihet, nuk e di. Besoj se kjo puna në “Portokalli” do të më ndihmojë shumë.

Po familja se i ka pritur këtë shfaqen tuaj publike dhe tashmë një vend pune në “Portokalli”?

Familja në fillim më ka thënë; “Hë mo çfarë do andej, nuk është punë për ty ajo, po mos na fëlliq kot përpara njerëzve”. Kur fitova në puntatën e parë, më than, mirë, rri edhe këtë herë dhe mos vazhdo më me këto budallaqe. Kur arrita në finale aty iu fikën llambat të gjithëve. Filloi pastaj një trajtim tjetër i familjes; o të keqen mami, babi… ?. “E di unë çfarë kam bërë”, – thoshte mami. Kur më ofroi Altini punë, atëherë ishte më keq, iu dukej si ëndërr. Ndihen krenar, shumë krenar.

Ajo që u vu re ishte një imitim gati-gati perfekt i kryeministrit Sali Berisha. E ke takuar ndonjëherë Berishën?

Jo, nuk e kam takuar.

Po ta takoje çfarë do t’i thoshe?

Do t’i thosha, mos vdeksh kurrë! Lë të forta shumë, është i paparë.

Çfarë të pëlqen më shumë te karakteri i tij?

Humori që bën dhe që me pas qesh vetë. Thotë një batutë dhe qesh me atë që ka thënë.

Si të pritën aktorët e “Portokallisë” në spektaklin e Vitit të Ri?

Mirë. Kur jam futur ditën e parë, më shikonin nga këmba deri të koka, kisha një siklet të paparë. Më ka dhënë shumë mbështetje Renata, por të gjithë më kanë mbajt afër.

Ku do të arrish, ke një synim të caktuar?

Dua të arrij një sukses për momentin, por më vonë nuk i dihet.

Po shoqëria si e ka prit suksesin tënd?

Shoqëria, në vend të kem tangëllik unë, kanë ata tani (qesh). Pastaj te shkolla zyshat janë krenare dhe ato që më kanë pas inat, halë në sy, kanë ardhur dhe më kanë dhënë dorën, duke më thënë bravo. (Lezha.eu)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10